Ashtu si edhe në meshën e Krishtlindjes, mesazhin e Vitit të Ri Papa Françesku e dha në sallën e madhe të bibliotekës së Vatikanit. Ndalimi i grumbullimeve, si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit e la sheshin e Shën Pjetrit të boshatisur dhe të rrethuar me barrierat e vendosura nga policia.

Gjatë fjalës së tij në sallën ku qëndronte vetëm, kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për paqe dhe durim në përballimin e pandemisë.

“Ngjarjet e dhimbshme që shoqëruan rrugëtimin e njerëzimit vitin e kaluar, sidomos pandemia, na mësuan se është e nevojshme të interesohemi për problemet që kanë të tjerët dhe t’i zgjidhim bashkë shqetësimet”.

Gjatë fjalës së tij, Papa shprehu një lutje edhe për fundin e konflikit të përgjakshëm në Jemen.

Papa Françesku vuan nga shiatiku kronik që i shkakton dhimbje mesi dhe këmbësh. Këto ditë dhimbjet i janë rikthyer, çka ka qenë një tjetër arsye që ai të shmangë organizimin e ceremonive për Vitin e Ri, megjithëse në fjalën e tij më të fundit ai u shfaq i qetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: