Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku do të vizitojë Greqinë, vizita historike pritet më 4 dhjetor dhe ky është Papa i dytë që viziton vendin me mbizotërim ortodoks.

Greqia ka një komunitet të vogël në numër, rreth 50.000 besimtarë gjithsej, kongregacioni katolik, por multikulturor po përgatitet për vizitën e dytë në vend të Papa Françeskut.

At George Dagas, famullitar i Bazilikës së Katedrales Katolike të Shën Dionisit Areopagit tha se, “ai po vjen këtu si një shenjë e dukshme e unitetit për katolikët e gjithë botës, si dhe unitetit midis vetë të krishterëve, sepse edhe shumë ortodoksë kanë shprehur dëshirën për ta parë atë dhe për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë. Kjo është një gjë shumë e mirë për t’u ribashkuar përsëri, siç ishim në mijëvjeçarin e parë.”

Anëtarët e korit në Katedralen Katolike të kryeqytetit e shohin vizitën e Papës në Athinë si një ëndërr të realizuar që përmban një simbolike të dukshme uniteti për katolikët, por edhe për të gjithë të krishterët.

Papa Françesku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, me kryepeshkopin ortodoks grek të Athinës, Ieronymos  si dhe zyrtare te tjere te larte te shtetit,ndersa në programin e vizitës së tij përfshihen mesha ne Katedrale dhe takime me besimtare e studente.

Papa Gjon Pali II  ka kryer vizitën e parë historike në kryeqytetin grek në vitin 2001 në një pelegrinazh 24-orësh, ndërkaq kjo është vizita e dytë për  Papa Franceskun 15 vjet më vonë, i cili  ka vizituar më parë ishullin e Lesbos në kulmin e krizës migratore në një takim historik me kryepeshkopin grek Ieronimos por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb