E përjavshmja e modës, bukurisë dhe mënyrës së jetesës, “Vanity Fair” ia ka kushtuar kopertinën e numrit të saj të ri Papa Françeskut dhe ftesës së tij, “Fratelli Tutti” (Të gjithë vëllezër e motra), që është edhe titulli i enciklikës së tij të fundit, në gjuhët më të njohura të botës.

“‘Ne ndodhemi të gjithë në të njëjtën varkë, duhet të bëhemi një familje e madhe njerëzore”.

“Ky është mesazhi që na beson Papa Françesku, për t’u përballur me 2021-shin me dashuri dhe shpresë”, lexohet në kopertinën e revistës.

Faqja në internet e “Vanity Fair” hapet, gjithashtu, me një kontribut për mesazhis e Papës, në lidhje me sfidat që do të na duhet t’i përballojmë së bashku në këtë vit të ri 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb