Ekuador-Papa Françesku mbërrin për një vizitë në Ekuador në nisje të turit të tij shtatëditor në Ameriken e Jugut. Presidenti i majtë i Ekuadorit, Rafael Correa e cilësoi vizitën e Papës një nder të madh që i bëhet vendit të tij.
Papa do të udhëtojë edhe në Bolivi dhe në Paraguaj si pjesë e turit të dytë në këtë rajon që kur u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013.
Argjentinasi është papa i parë që vjen nga Amerika e Jugut. Ai pritet të trajtojë e vërë në dukje tema të mprehta të Amerikës së Jugut si varfëria dhe pabarazia. Në vitin 2007, përpara se të bëhej papë, ai u tha arkipeshkëve se ata po jetonin në pjesën më të pabarabartë të botës.
Papa gjatë vizitës në Bolivi ka për qëllim të përtyp gjethe nga koka, bimë e cila kultivohet për prodhimin e kokainës. Ministri bolivian i Kulturës Marko Maçikao deklaroi se për Papën do të përgatitet kokë nga rajoni Jungas, si më i miri për përtypje.
Koka është përdorur në Ande me mijëra vjet me radhë për të luftuar sëmundjen e lartësive dhe si një stimulus i butë.
Kjo është vizita e dytë e Papa Franceskut në Amerikën Latine. Ndërsa në shtator, Papa do të shkojë në Kubë, përpara se të udhëtojë më tej për në SHBA.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: