Pandemia e koronavirusit duhet të shërbejë si një mundësi për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të gjelbër, deklaroi papa Françesku.

“Ne të gjithë jemi të shqetësuar për pasojat sociale të pandemisë, të gjithë ne. Shumë duan të kthehen në jetën normale dhe të rifillojnë aktivitetet ekonomike”, theksoi papa Françesku gjatë audiencës së tij të përjavshme.

“Sigurisht, por ky normalitet nuk duhet të përfshijë padrejtësi sociale dhe dëmtime mjedisore. Sot kemi mundësinë të ndërtojmë diçka ndryshe”, shtoi ai.

Papa tha se përpjekjet bamirëse nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar të varfrit dhe bëri thirrje për një model më të drejtë të zhvillimit ekonomik që adreson shkaqet thelbësore të pabarazisë.

Ai tha se subvencionet publike të dhëna nga qeveritë si pjesë e ndihmës për rikuperimin postkoronavirus nuk duhet të përfitohen nga kompanitë me një rekord të ulët të të drejtave mjedisore, sociale dhe të punës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb