Papa Françesku ka lancuar një aplikacion të ri që quhet: Kliko për t’u lutur! Ky aplikacion sipas tij do të inkurajojë njerëzit që të luten e ndërkohë që janë gjashtë gjuhë në dispozicion për përdoruesit. Papa zbuloi platformën e fundit digjitale të Vatikanit, i njohur ndryshe si Rrjeti Botëror i Lutjes.

Papa tha se aplikacioni do ndihmojë njerëzit që të luten së bashku dhe do mund të marrin informacione të ndryshme, si për shembull lutjet për paqen në botë, në rastet e fatkeqësive natyrore etj.

“Interneti dhe mediat sociale janë një burim informacioni në ditët e sotme, një mundësi për të qëndruar në kontakt me të tjerët, për të ndarë vlerat dhe projektet, si dhe për të shprehur dëshirën për të zgjeruar komunitetet”, u shpreh Papa Françesku.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: