Papa Francesku ka injoruar dhe refuzuar takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Ky i fundit ndodhet për një vizitë në Itali teksa ka kërkuar dhe një takim në Vatikan.

Por sipas selisë së Shenjtë ky takim po tentohet të përdoret për fushatë elektorale në SHBA, prandaj Papa nuk pranon politikanë në periudhë zgjedhore.

Pompeo po këtë muaj i bëri thirrje të fortë Vatikanit dhe Kishës Katolike se po rrezikonte autoritetin e saj moral duke rionvuar marrëveshjen me Kinën në lidhje me emërimin e peshkopëve.

Por Papa u kundërpërgjigj duke theksuar se kjo marrëveshje do të lejojë që plagët e së kaluarës do të kapërcehen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb