Papa Françesku është parë për herë të parë duke lëvizur me karrocë, të enjten, disa ditë pasi ai pati një trajtim mjekësor për shkak të dhimbjes së gjunjëve.

Ati i shenjtë i katolikëve në të gjithë botën, tashmë 85 vjeç, prej kohësh ka vuajtur nga
dhimbjet në gjurin e majtë.

Sot ai është parë duke lëvizur me karrocë në qytetin e Vatikanit. Papa do të mbante një takim me motrat e nderit, që i kishin shkuar për vizitë nga mbarë bota.

Papa u ngjit në skenë dhe u ndihmua të ulet në një vend përballë një publiku me një grup murgeshash dhe eprorëve fetarë nga e gjithë bota në Vatikan.

Për shkak të këtij problemi Papës i është dashur të anulojë ose shkurtojë aktivitetet disa herë gjatë muajit të fundit për shkak të dhimbjes në gjurin e tij të djathtë.

Ai u fotografua në një karrige me rrota korrikun e kaluar pas një operacioni të madh në zorrë, por kjo besohet të jetë hera e parë që ai e përdor një të tillë në publik për shkak të problemeve për të lëvizur, raportoi Sky News.

Kohët e fundit ai ka marrë disa injeksione në përpjekje për të lehtësuar dhimbjen dhe për t’iu rikthyer aktiviteteve të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb