Papa Francesku i ka dërguar një telegram Presidentit tё Shqipёrisё Ilir Meta.

Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, si zakonisht, u dërgon presidentëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje, shkruan Vatikan News. Mbi Shqipëri, Ati i Shenjtë i dërgoi këtë telegram Presidentit tё Shqipёrisё Ilir Meta:

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të ndikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb