Papa Françesku ka deklaruar pas një vizite në Afrikë së fundmi se shitja e armëve është “murtaja më e madhe në botë”.

Françesku po u fliste gazetarëve para një fluturimi drejt Romës nga Sudani i Jugut së bashku me Kryepeshkopin e Canterbury-t Justin Ëelby dhe Iain Greenshields, Moderatorin e Asamblesë së Përgjithshme të Kishës së Skocisë.

Vizita ishte pjesë e një ‘Pelegrinazhi të Paqes’ të pazakontë në Afrikë nga udhëheqës fetarë të krishterë për të shtyrë përpara rimëkëmbjen e vendit nga lufta civile.

“Dhuna është një temë e përditshme. Sapo e kemi parë në Sudanin e Jugut. Është e dhimbshme të shohësh se si provokohet dhuna. Një nga çështjet kryesore është shitja e armëve. Shitja e armëve,  unë mendoj se kjo është murtaja më e madhe në botë.”, tha Françesku, ndërsa shtoi se nëse të gjitha shitjet e armëve ndalonin për një vit, uria në botë mund të merrte fund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: