2021 është një vit për të mos u humbur, ndërkohë që duhet ta kalojmë duke bashkëpunuar me zemërgjerësi dhe përkushtim, pasi, në këtë kuptim vëllazëria mes popujve është ilaçi i vërtetë për pandeminë dhe për shumë të këqija që na kanë goditur, deklaroi Papa Françesku përpara Trupit Diplomatik në Vatikan.

”Vëllazëria dhe shpresa janë si ilaçet për të cilat bota ka nevojë sot, si vaksinat”, theksoi ai.

“Ne jemi dëshmitarë të një lloji katastrofe arsimore, para së cilës nuk mundet të jemi të pandjeshëm, për hir të brezave të ardhshëm e të të gjithë shoqërisë”, shtoi papa.

”Kjo pandemi, që na detyroi të mbetemi të izoluar për muaj të gjatë e shpesh të vetmisë, nxori nevojën që secili duhet të krijojë marrëdhënie njerëzore. Unë mendoj para së gjithash për nxënësit dhe studentët, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të shkojnë në shkollë rregullisht”, theksoi kreu i Vatikanit.

“Mësimi në distancë ka rezultuar në një varësi më të madhe të fëmijëve dhe të adoleshentëve nga interneti dhe në përgjithësi nga format e komunikimit virtual”, tha Papa Franëesku.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb