Papa Françesku ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për vizitën e parë të bërë ndonjëherë nga një prift në gadishullin arab.

Ai u ul në Abu Dhabi ku u përshëndet nga Princi i Kurorës sheik Mohammed bin Zayed al-Nahyan. Papa do të marrë pjesë në një konferencë ndërfetare dhe të martën do të mbajë Meshën në të cilën 120,000 vetë pritet të marrin pjesë.

Para se të largohej, ai shprehu shqetësim rreth luftës në Jemen, në të cilën angazhohen Emiratet e Bashkuara Arabe. “Popullsia në Jemen është e lodhur nga konflikti i gjatë dhe një numër i madh i fëmijëve po vuajnë nga uria, por nuk mund të hyjnë në depo ushqimore”, tha Papa.

“Thirrja e këtyre fëmijëve dhe prindërve të tyre ngrihet tek Perëndia,” tha ai.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë shtëpi për gati një milion katolikë , shumica prej tyre nga Filipinet apo India.

Burime i thanë agjencisë së lajmeve AFP se vizita e Papës “hap dyert për biseda rreth tolerancës që e gjithë bota duhet të dëgjojë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb