VATIKAN– Gjatë meshës së të dielës në Vatikan Papa Francesku ka predikuar edhe për 38 martirët, viktima të persekutimit të regjimit komunist në Shqipëri. Këta martirë citoi Papa, u vetëflijuan në emër të besimit të tyre. Këta njerëz pranuan torturat e vdekjen por nuk hoqën dorë nga Zoti tha kreu I Kishës katolike përpara qindra besimtarëve në shesh.

“Dje në Shkodër të Shqipërisë u lumturuan 38 martirë: dy peshkopë, priftërinj të shumtë, një seminariste e disa laikë, viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që e dominoi gjatë atë vend shekullin e kaluar. Ata preferuan të vuanin burgun, torturat, e deri edhe vdekjen, vetëm që t’i mbeteshin besnikë Krishtit dhe Kishës. Shembulli i tyre na ndihmoftë të gjejmë te Zoti, forcën që ruan në momentet e vështirësisë e që frymëzon qëndrime mirësie, faljeje dhe paqeje”, tha Papa Françesku.

Ceremonia e lumturimit të 38 martirëve të pushkatuar nga regjimi komunist, për shkak të besimit të tyre, u zhvillua të shtunën në Shkodër, në Katedralen e “Shën Shtjefnit”, përpara 10 mijë pelegrinëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Kroacia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb