Papa Leone XIV bëri sot një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë universale dhe një britmë që ngrihet nga popujt e goditur nga lufta.

Papa kërkoi nga Zoti që të prekë zemrat dhe të frymëzojë mendjet e drejtuesve që të zgjedhin rrugën e dialogut në vend të dhunës.

Në anglisht, ai shprehu dhimbje dhe ngushëllime edhe për viktimat e përmbytjeve në Teksas.

Ndërkohë në Castel Gandolfo, ku Papa do të qëndrojë për dy javë, ka një pritshmëri të madhe, pasi famullitarë thonë se ky është një rikthim te tradita e hershme e pranisë së papëve në rezidencën verore.

Prevost mbërriti në qendër te portat e Romës pak para orës 5 pasdite, duke hyrë në këmbë dheduke përshëndetur besimtarët e pranishëm. “Rroftë Papa”, bërtitën ata nga sheshi. Pasi mbërritën nëVilla Barberini, Papa u shfaq në tarracë për të përshëndetur turmën. Me të ishin sekretari i tij Don Edgar dhe Ati Leonardo Sapienza.

Në Castel Gandolfo, ku do të qëndrojë deri më 20 korrik, Papa Leo do të punojë mbi disa dosje papnore. Të dielën e ardhshme, Papa amerikan do të kremtojë meshën në kishën e San Tommaso-s dhe më pas do të shpallë Angelus në Piazza della Libertà. Leo XIV bëhet kështu Papa i 16-të që qëndron në vendin e zgjedhur si rezidencë verore nga Papët duke filluar nga mesi i shekullit të 17-të. Paraardhësi i tij, Papa Françesku, kishte zgjedhur të mos e frekuentonte atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb