Papa Francesku ndryshon rregullat e ritit tradicional të larjes së këmbëve të se “Enjtes së Shenjtë”. Gjesti mund të përfshijë edhe gra dhe jo vetëm burra siç ka qenë deri më sot. Bëhet fjalë për momentin ku kujtohet Jezusi që i lan këmbët apostujve në darkën e fundit, ku, thotë Ati i Shenjtë, “pastorët e Kishës” mund “të zgjedhin pjesëmarrësit nga i gjithë populli i Zotit”. Pra, përfshi edhe gratë.

Me dekretin “Mbi Darkën e Zotit” Kongregacioni për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve ka rishikuar pjesën e Mesharit Romak mbi larjen e këmbëve: Nga tani e tutje, thotë dekreti, “Grupi i besueshëm paraqet shumëllojshmëri të çdo pjese të Popullit të Perëndisë”, do mund të jenë “burrat dhe gratë, dhe sipas mundësisë të rinjtë dhe të vjetrit, të shëndetshmit dhe të sëmurët, klerikë, fetarët e laikët”.

Nga Meshari hiqet kështu treguesi “burrat e zgjedhur shoqërohen nga …” që zëvendësohet me “të përzgjedhurit mes popullit të Zotit shoqërohen nga…”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: