SHBA – Pavarësisht buzëqeshjes që shihet gjithmonë në fytyrën e tij, Papa Francesko ka shfaqur shenja lodhjeje gjatë vizitës së tij në SHBA.

Ati i Shenjtë është penguar disa herë dhe ka ngjitur me vështirësi shkallët e avionit në aeroportin J.F. Kennedy në New York, teksa do të nisej për në Philadelphia.

Era e fortë e bëri akoma më të vështirë ngjitjen e shkallëve për Atin e Shenjtë, i cili kishte vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në ato çaste, por nuk u ndihmua nga askush.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: