Një vizitë në Optikë për të blerë vetë syzet dhe qindra njerëz janë mbledhur në Romë. Me makinën e tij “Ford Focus” të pashenjuar, Papa Françesku mbërriti vetë në një rrugë në qendër të Romës. Ai hyri në një dyqan syzesh, duke habitur pronarin.

Sapo ka hyrë në dyqanin në rrugën “Via del Babuino” në Romë, Papa u prit nga vetë pronari i tij, Alessandro Spiezia, të cilit i tha: “Nuk më duhet skelet i ri, më duhen vetëm xhamat. Nuk dua të shpenzoj”. Madje nuk e pranoi as ulje“papale” të çmimit, duke paguar çmimin e plotë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: