SHBA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë është fotografuar nga paparacët gjatë pushimeve të saj në Cabo San Lucas, Meksikë. Ajo po shijon disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e të dashurit të saj, regjisorit Keyan Safyari.

Bebe Rexha dukej mjaft tërheqëse me bikini të zeza, ndërsa në sy binin edhe format e saj të bollshme. Teksa u komentua shumë për linjat trupore, Rexha, vendosi që t’ua vërtetojë fansave të saj se si duket në të vërtetë.

Ajo publikoi në InstaStory disa video të njëpasnjëshme, ku dëshmonte linjat e saj trupore, përkatësisht këmbët, belin dhe te të pasmet e saj.

Më pas këngëtarja shqiptare shihet në video teksa shfaq fotografitë që e përditshmja britanikja DailyMail publikoi dhe thotë se paparacët e fotografuan nga këndet e këqija.

Imazhet në fjalë e bënin të dukej më e shëndoshë dhe e deformuar dhe për t’ua dëshmuar fansave se duket ndryshe në të vërtetë, ajo publikoi këto video në InstaStory.

“Unë jam në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët publikuan disa fotografi të mijat, dhe dua t’ju tregoj se: Po, kam strija”, thotë 31-vjeçarja për fansat e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: