Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është fotografuar këtë të enjte nga paparaci ynë teksa po dilte nga makina e saj zyrtare. Siç e keni ndjekur edhe nga mediat, këtë të enjte pati një seancë maratonë me disa orë shkëputjeje në drekë, ku u përjashtua nga Parlamenti edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
mimi-nikolla-ulsi
Mbase për arsye të kësaj ngarkese, ministja Nikolla është detyruar të mbajë rroba rezervë në makinë. Në fakt, në ndryshim nga disa kolege të cilat i ndërruan veshjet nga paraditja në pasdite, ajo vijoi të mbajë të njëjtin kostum të zi. Mbase nuk i kanë hyrë në punë, ose i ka blerë të reja, ose i ka marrë në pastrim kimik. Të gjitha këto, impenjime grash edhe kur janë në pozicione të rëndësishme.
Nikolla
Por paparaci ynë ka kapur edhe një tjetër moment pikant, atë të ecjes dorë për dorë të dy deputetëve socialistë.

Mimi Kodheli dhe Ulsi Manja mbahen nga duart me njëri-tjetrin.
22359115_10210755373623867_608169729_n
Nuk është një gjë e re në fakt, që deputetët socialistë, përveçse kolegë, duket që kanë edhe marrëdhënie shumë të mira miqësie me njëri-tjetrin, por janë vërtet domethënëse./panorama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb