I FTUAR NE KENDIN E KUZHINES – LEDIO CANE, SHEF KUZHINE

120 gr parpadele (makarona me vezë)
100 gr oktapod
100 gr karkaleca
10 domate qershi
Vaj ulliri
Majdanoz
Koper
Lëkurë limoni

Fillimisht ziejmë mirë oktapodin në ujë me kripë dhe uthull. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim karkalecat dhe domatet qershi të prera në kubikë. I lemë në zjarr për pak minuta më pas i rregullojmë me kripë duke shtuar dhe një filxhan ujë. Vendosim makaronat papardele të zihen për 5 minuta. Ndërkohë trazojmë majdanozin e grirë imët me koper dhe lëkurë limoni. Vendosim papardelet dhe oktapodin e zier në tiganin ku janë gatuar karkalecat me domatet qershi. I lëmë për 1 minut në zjarr dhe më pas i servirim duke i pudrosur me erëzat e freskëta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: