Federata Polake e Futbollit thuhet se ka filluar bisedimet me ish-kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares.

Pas largimit nga Kupa e Botës në Katar në fazën e 1/16-tave, Polonia vendosi të mos rinovojë kontratën me Czeslaë Michnieëicz.

Gerrard është papunë që kur u lirua nga detyra e ti në Aston Villa në tetor, pas një fillimi të dobët në Premier League, ku tifozët u kthyen kundër tij në Villa Park.

Gazeta polake Meczyki pretendon se Federata e Futbollit të Polonisë kontaktoi Gerrard disa ditë më parë duke i vendosur një propozim në pjatë. 42-vjeçari thuhet se aktualisht është duke shqyrtuar ofertën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: