Leart Paqarada është bashkuar me skuadrën e Koln. 28-vjeçari nga Kosova ka firmosur një kontratë me klubin e Bundesligës deri në vitin 2026.

Marrëveshja hyn në fuqi në verë dhe deri atë, ai do kontribuojë për ST Pauli. Më para, Paqarada ka luajtur për Sandhausen dhe Leverkusen 2.

“Jam jashtëzakonisht krenar që vesh fanellën e Kolnit nga sezoni i ardhshëm. Një qytet i tërë që e jeton dhe e do këtë klub me plot emocion. Rikthimi në qytetin ku jam rritur dhe që ka qenë gjithmonë shtëpi për mua është një ndjenjë e papërshkrueshme për mua. Mezi pres të mbaroj në Mungersdorf. Por deri atëherë, fokusi im i plotë do të jetë te FC St. Pauli, të cilit i detyrohem shumë dhe me të cilin dua të kujtohem gjithmonë pozitivisht” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: