TIRANË

Kreu i komisionit të medias, Agron Gjekmarkaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me visjen e vitit të ri akademik.

Gjekmarkaj shkruan se dita e parë për studentët nisi me kaos e paqartësi, ndërsa akuzon qeverinë se nuk ia doli kurrë të marrë masa efikase kundër pandemisë.

Statusi i plotë:
Sot pas një periudhe të gjatë studentët u kthyen në auditore ! Në fakt na kanë munguar studentët gjatë eksperimentit pothuaj të dështuar të online-it e po aq atyre u ka munguar auditori , gjithë magjia didaktike e sociale që ai bart ! Ju urojmë një vit sa më të mirë me sa më shumë suksese. Por ënde ne jemi në maja të larta rrezikshmerie persa i perket pandemisë, me shumë infektime, me shumë vdekje dhe jemi po kaq në pika shumë të ulta vaksinimi si shoqëri e ënde ënde ënde me të ulta në fashat studentore!

Kjo qeveri nuk jua doli kurrë të marrë masa efikase kunder covid-19. Me këtë as nuk zvogëlojmë e as mohojmë punën e madhe të mjekve shqiptarë. Por kjo qeveri pat një sukses të pamohueshëm. Ajo ja doli t’i japë status normaliteti anornales, ta shnderrojë fatkeqësinë në diçka të zakonshme, shndërrimin e vdekjes në statistike, fshehjet e tyre në praktike. Në këto kushte Universitet shqiptare hapin dyert pa asnjë mundesi masash sigurie dhe kjo jo për fajin e Universiteteve të cilave Qeveria Rama në tetë vjet u ka ofruar shumë trysni e preson , kapje e propagandë, por zero investime. Sot Universitetet s’kanë hapesira alternative për të krijuar distanca sigurie, s’kanë personel për të kontrolluar çertifikatat e vaksinimit, s’ka teste të shpejta ! Dita e parë dështoi në çdo qelizë në këto perpjekje !

Rojet tek dera nuk mund ta marrin këtë përgjeqesi e sa kanë mundesi në asnjë pikpamje ta bëjnë këtë! Pedagogët po njësoj nuk mund të shndërrohen në personel policor e mjeksor ! Megjithatë Qeveria topin ja lë ke dera Universiteteve, përgjegjësinë krejt mbi ta ! Ndërkohë që nuk prezantoi asnjë strategji si do të menaxhohej situata apo si do të realizohej vaksinimi efikas i studentëve! Studentët ngjeshen me njëri tjetrin në salla të vogla , pa maska e pa gjë tjetër në mëshirë të fatit ! Ata vërtetë janë të gëzuar që kthehen aty, por do duhej që ky gëzim të mbrohej, jeta e tyre dhe e pedagove po kaq dhe atë nuk mund ta mbrojnë fakultetet apo Universitetet të vëna perballë faktit të kryer.

Qeveria e propagandës është qeveri e rrezikut ! Qeveria e gënjeshtrave e relativizon vleren e jetës së trupës akademike dhe të studentëve shqiptarë! Gënjeshtrat nuk janë janë masa, propaganda nuk është siguri, hipokrizia nuk është zgjidhje, fjalimet nuk janë ilaç. Sot shkolla filloi e bashkë me të pasiguria me lutjen o Zot bëje mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb