TIRANE

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtroi iftar me rastin e muajit të Ramazanit për besimtarët nga politika, media dhe arti. Kryegjyshi theksoi mesazhin se ky muaj fton njerezimin për më shumë dashuri dhe harmoni. Ai kërkoi më shumë paqe dhe mirësi mes besimtarëve dhe shoqërisë.

Në këtë darkë ishte i ftuar edhe presidenti Ilir Meta i cili tha se sakrifica e aagjerimit duhet të na bëjë të reflektojmë dhe kemi mirëkuptim edhe më të madh.

Të pranishëm në darkën e shtruar, ishin besimtarë, personalitete të njohura nga politika, kultura, arti, dhe gazetarë. Baba Mondi e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit. Edhe ceremonia e së hënës ishte pjesë e kësaj tradite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb