Këtë fundjavë luhet raundi i 30-të i Serie A, por në Napoli asnjë nuk e ka mendjen te sfida me Veronën, edhe pse një fitore e afron ndjeshëm me titullin. Tifozët kërkojnë përmbysjen të martën në mbrëmje ndaj Milanit në stadiumin “Maradona”.

Marrëdhëniet e tifozëve napolitanë me drejtuesit e klubit dhe kryesisht me presidentin De Laurentiis kanë qenë të tendosura kohët e fundit, por për hir të ekipit ka një paqe, ndonëse nuk asgjë zyrtare. Për momentin është harruar edhe festa e titullit kampion teksa tifozët po përgatiten prej javësh.

Humbja në kampionat me Milanin 0-4 dhe ajo në “San Siro” 1-0 në Champions ka nxitur edhe më shumë fansat e kaltër për të mbushur stadiumin dhe për t’u hakmarrë ndaj kuqezinjve. Nëse Napoli do të shkonte në gjysmëfinale, do të ishte e parë në historinë e Champions League dhe me siguri do të festohej si një triumf.

Ashtu si Pioli, edhe Spalletti do të bëjë shumë ndryshime për sfidën e kampionatit. Osimhen nuk do të luajë të shtunën, ai pritet të zbresë në fushë të martën në mbrëmje, për t’i dhënë një dorë ekipit të marrë një fitore historike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb