Përtej detajeve, ky sezon i Superligës mbetet special, përmbysje kundër përmbysje, me tabelën e klasifikimit që ndryshon javë pas jave. Për herë të parë Laçi priste Tiranën si kryesues por kurbinasit dorëzohen duke pësuar një humbje përballë kampionëve në fuqi. Bardheblutë i dhurojnë një asisit ekipeve që luftojnë për kreun ndërsa mbajnë të ndezur objektivin e tyre për të siguruar një vend në kupat e europës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kryeqytetasit me Çelhagën që në minutën e 24-të, brenda në zonë mposhti portierit Sherri. Në minutën e 40-të, i përhershmi Mentor Mazrekaj shpiku një gol nga hiçi, goditja e tij nga këndi përfundojë drejtë për drejtë në kuadrat duke vendosur baraspeshën.

Në pjesën e dytë ishte Ismajgeci ai që shënoi golin e dyte për Tiranën duke i dhuruar një trepikësh të artë.

Më në fund pas gjashte ndeshjeve radhazi, Vllaznia zgjohet duke mposhtur Kastriotin në transfertë më rezultatin minimal 0-1. Goli trepikësh erdhi në shtesë me Ardit Hoxhaj që rikthen provizorisht shkodranët në krye. Kukësi vijon rënien e lirë, këtë herë duke u mposhtur nga Bylis me rezultatin 2-1. Një fitore të madhe në garën për mbijetesë siguroi Skënderbeu duke mposhtur 2-1 Apoloninë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb