Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Rusia po përpiqet të ‘ngrijë’ sulmet në Ukrainë gjatë dimrit për të përgatitur forcat e saj për një sulm tjetër në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai gjithashtu është shprehur se aktualisht nuk janë kushtet për arritjen e paqes mes vendeve.

“Tani nuk janë kushtet për bisedime sepse Rusia s’ka treguar asnjë shenjë të përfshirjes në negociata që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ukrainasve u takon të vendosin se kur është koha e duhur për të filluar negociatat dhe për të rënë dakord për kushtet.  Me shumë gjasa edhe kjo luftë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve”, ka thënë më tej Stoltenberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb