Teuta dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Durrës, në ndeshjen e vlefshme për Superligën.

Shkodranët finalizojnë më së miri një aksion në minutën e 15-të. Esat Mala u gjend në vendin dhe kohën e duhur, për të ndëshkuar portierin kundërshtar.

Sherif Kallaku, njeriu i momentit te durrsakët ia doli të bëjë gjithçka mirë edhe sot, pasi vendosi ekuilibrat pas gjysmë ore lojë.

Me shifrat e barabarta, të dyja skuadrat u kujdesën që të mos pësojnë golin e dytë. Ekipi i Josës është në vendin e katërt me 36 pikë, sakaq të besuarit e Martinit janë në vendin e gjashtë me 32 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb