Juventus fiton derbin ndaj Torinos 0-1, në ndeshjen që shkon për llogari të Serie A.

Rasti i parë konkret i takon ekipit të Juric. Aleksey Miranchuk gjen një pozicion të mirë për të goditur dhe provon nga distanca, por pa mundur dot të shënojë.

Fundi i pjesës së parë mund  të sillte avantazhin bardhezhi. Milinkovic-Savic i mohon golin Locatellit, me një pritje mjaft të mirë.

Topi sa në njërën anë në tjetrën, me sfidën që po bëhej akoma më interesante. Te Juventusi janë mjaft të vëmendshëm, kur bllokojnë Lazaron, i cili tashmë ishte në zonë dhe gati për të bërë keq.

Rreziku për Torinezët vinte gjithmonë nga goditjet standarde dhe nga topat në ajër. Skuadra Granata pëson gol po në këtë mënyrë në minutën e 75-të. Një top nga këndorja, i ndihmuar edhe nga assist, nuhatet mirë nga Vlahovic, i cili rrëshqet dhe gjen rrjetën.

Ky triumf për ekipin e Allegrit vjen pas një periudhe jo të mirë, ku “Zonja e Vjetër” në 5 ndeshjet e fundit kishte fituar vetëm 1 të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb