Tirana i jep fund ecurisë pozitive, bardheblutë frenohen pikërisht atëherë kur nuk duhej, në një barazim pa gola përballë Skënderbeut. Në letër kjo pikë nuk i bënë punë askujt nga dy ekipeve, aq më tepër kryeqytetasve dhe objektivit të tyre për të qëndruar në garë për titull. Nuk festojnë as në Korçë, pika e marrë i shërben pak objektivit mbijetesë por e rëndësishme është vazhdimësia, dukshëm bardhekuqtë janë rikthyer dhe sot më shumë se kurrë besojnë ende se mund ta shpëtojnë këtë sezon. Të dy ekipet bënë lojën e tyre, Tirana kishte kontrollin e lojës, ndërsa Skënderbeu i ngacmojë shpesh me kundërsulme dhe me goditje standarde. Nuk munguan as pretendimet për penallti dhe protestat për një gol të anuluar të korçarëve në fundin e pjesës së parë.

Në sfidën tjetër të javës së 27-të, Kukësi kthehet më në fund tek fitorja. Ekipi i Mirel Josës thyen për herë të parë Kastriotin dhe këtë e bën me një “tripletë” golash. Pas një pjesë të parë të përfunduar me rrjeta të paprekura, Eze bëri liderin duke shënuar një “dopjetë” golash brenda katër minutave. Bruno Lulaj në të 71-tën hipotekoi fitoren e pastër 0-3 në transfertë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb