Vlera e Bitcoin nuk ndryshoi thuajse fare ditën e Marte duke bërë që paqëndrueshmëria e monedhës më popullore kriptografike në botë të arrijë pikën më të ulët.

Përgjatë një periudhe 30-ditore, stabiliteti i monedhës arriti pikën më të lartë që nga Dhjetori i 2016-ës dhe qëndruar afër kufirit të 6,500 dollarëve.

Kjo periudhë konsolidimi u ka shërbyer aktorëve të industrisë së punojnë më shumë në teknologjinë që rreth monedhave dixhitale.

Megjithatë vetëm koha do të tregojë nëse këto monedha janë të afta të ruajnë vlerë.

Ditën e sotme një bitcoin këmbehej me 6,346 dollarë dhe luhatjet e vlerës ishin në shifrat 0.1%.

Sakaq monedhat e tjera u luhatën nga -2.16% për ether në 0.39% për bitcoin cash. Litecoin dhe XRP gjithashtu ranë me 2.69% dhe 2.25%.

Kontratat “futures” patën një performancë negative ditën e Marte. Cboe tregonte bitcoin futurës për 6,285 dollarë ndërsa CME Group për 6,290 dollarë, njofton PCWorld.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: