Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ka arritur në Hiroshima të Japonisë për “takime të rëndësishme”.

“Japonia. G7. Takime të rëndësishme me partnerët dhe miqtë e Ukrainës. Siguri dhe bashkëpunim të zgjeruar për fitoren tonë. Paqja do të afrohet sot”, shkroi ai sot në Twitter.

Udhëheqësit e demokracive më të fuqishme në botë e kanë ftuar presidentin ukrainas ndërsa Grupi i Shtatë shton sanksionet që synojnë të ndëshkojnë Moskën dhe të ndryshojnë kursin e pushtimit të saj 15-mujor të Ukrainës.

Japonia thotë se vendimi i liderit ukrainas për të vizituar Hiroshimën rrjedh nga “dëshira e fortë” për të marrë pjesë në bisedimet që do të ndikojnë në mbrojtjen e kombit kundër Rusisë.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, thotë se presidenti amerikan Joe Biden dhe Zelensky do të kenë angazhim të drejtpërdrejtë në samit.

Një ditë më parë Biden njoftoi mbështetjen për trajnimin e pilotëve ukrainas në aeroplanët luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA, një pararendës për t’i ofruar ato avionë përfundimisht për Forcën Ajrore të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: