Nëse ndonjë lloj agresioni drejtohet ndaj Bjellorusisë, përgjigja e Minskut do të jetë e ashpër dhe e shpejtë, pasi paqja për vendin e tij “nuk është sinonim i viktimizimit”, ka deklaruar presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ditën e sotme.

“Në rast agresioni, përgjigja do të jetë e shpejtë dhe e ashpër,” tha lideri bjellorus në një takim të Këshillit të Sigurimit ku po diskutohej një projekt mbi konceptin e përditësuar të sigurisë të vendit dhe një projekt-ligj për trupat vullnetare.

Sipas liderit bjellorus, “metodat e Luftës së Ftohtë”, si gara e armëve dhe shantazhi bërthamor nga ana e disa liderëve perëndimorë janë kthyer në axhendën moderne ndërkombëtare. “Rritja e kërcënimeve nga nacionalizmi agresiv dhe ekstremizmi në forma të ndryshme është e dukshme,” vijoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb