ELBASAN

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 44-vjeçarit Ylber Xhahysa në Peqin, ngjarje e ndodhur mëngjesi ne sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Mësohet se 36-vjeçari Leonard Bashaliu, i cili u arrestua pak minuta pas krimit nga policia ndodhet në paraburgim në gjendje të rënduar psikologjikisht. Ai ka thënë se sherri ka nisur me fjalë dhe përfundoi me armë, teksa motivi duket se është një konflikt i mëparshëm dhe herë të tjera ishin konfliktuar për këtë incident.

“U zumë kot, pasi para 5 vjetësh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës së zjarrit”, janë fjalët e para të autorit për policinë.

Viktima43
Viktima43

44-vjeçari Ylber Xhahysa pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin, teksa mëngjesin e sotëm ka shkuar në fshatin Gjocaj ku ka pasur një sherr me 36-vjeçarin i cili e ka plagosur me armë. Xhahysa ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Vrasja Ne Peqin Ylbel Xhahysa
Vrasja Ne Peqin Ylbel Xhahysa

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: