Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Gazment Bardhi u shpreh kritik ndaj ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Bardhi theksoi se për fat të keq Shqipëria nuk ka bërë progres, por ka bërë vetëm hapa pas.

“E degjova me vëmendje Ministrin dhe shpesh përsëriti operacionet e përbashkëta, aq sa më krijojë përshtypjen që është minister i brazilit, holandëa apo spanjes. Në fund mu kujtua 99.8 perqindshi i Saimir Tahirit për luftën kundër kanabisit, sepse foli me të njëjtën gjuhë. Mqs kolegët na kujtuan disa here se Shqipëria është vebdi ynë i përbashkët dhe duhet të flasim mirë. Unë mendoj që për të mirën e Shqipërisë nuk mjafton të flasim mirë duke lexuar vetëm një gjysëm fjalie nga këto raporte, por duhet të evidentohen problematikat dhe të merren masat.

Shqipërisë i bën mirë që ne të evidentojmë të vërtetën që krimi i organizuar është fuqizuar gjatë viteve të fundit. Ne të gjithë e dimë që përfaqësues të krimit të organizuar kanë qënë në poste kyce të kësaj qeverie. Po ashtu është fakt që eksponentë të krimit të organizuar përfitojnë miliona euro nëpër tendera publike. Përse Ministri Cuci nuk na flet për eksponentë të krimit të organizuar prastrojnë para në mes të Tiranës në sektorin e ndërtimit. Prisja nga Ministri sqarime për rezultatet e ashtuquajturit Operacioni Forca e Ligjit. Nga të dhënat rezulton që vetëm 15 pasuri të paluajtshme u konfiskuan gjithsej përgjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij operacioni prej një viti. Në fakt ky operacion u duk qartazi që kishte qasje selektive e madje bërë të kundërtën mbi atë që kishte qëllim sepse me këto rezultatet ndaj gjithë atyre subjekteve që u morën gjasme nën hetim, bëri amnisti de fakto ndaj eksponentëve të krimit të organizuar dhe shërbeu për të legalizuar pasuritë e pajustifikuara të krimit të organozuar.

Duhet të kujtojmë këtu dhe deklaratën e Departamentit të Thesarit Amerikan ku theksohet se: grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Dhe pyetja ndaj minsitrit është cfarë masash ka marrë policia për të goditur grupet kriminale që ofrojnë dhurata apo para në këmbim të votës për partinë e tyre. Sepse ky është problemi që krijon gjithë problematikat që evidentohen në raportet e institucioneve ndërkombëtare. Ne kemi nevojë të vlerësojme progresin dhe regresin, dhe të bëjmë bilancin. Ndaj duhet me e parë me objektivitet të shohim se bilanci anon në fakt që gjatë këtyre viteve Shqipëria ka bërë një regres të dukshëm në luftën kundër krimit të organizuar.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: