Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se skema e rrezikimit të vullnetit qytetar është real.

Gjekmarkaj theksoi se një para e madhe është në qarkullim, duke shtuar se opozita duhet që të mbrojë votën.

“Opozita po punon me qytetarët, që të ketë mundësinë të ruajë frymën deri më 25 prill. Kemi parë sesi vota është transformuar. Disa garanci për votën më shumë janë, por opozita duhet ta kuptojë se një para është në qarkullim, se vota blihet një javë përpara në forma të ndryshme, se grupet e forta bëjnë të veten, pasi del se kreu i OFL iu çon mesazhe mafiozëve.

Skema e rrezikimit të bvotës është reale, prandaj opozita duhet të qartësojë sii të mbrojë votën. Edhe listat janë të mbyllura, nuk janë ta hapura, është gënjeshtër gjoja se i kanë lënë të hapura.  Mendoj se listat e hapura nuk i interesojnë Edi Ramës, ai do të kontrollojë gjithçka”, deklaroi Gjekmarkaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb