TIRANË

Pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Burime për “BalkanËeb” bënë me dije se takimi do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00 në selinë e PS.

Partia Socialiste zyrtarizoi emrat e kandidatëve për 58 bashki në vend në mbledhjen e Kryesisë së 11 majit.

Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb