DURRËS

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duket se ka vendosur të kalojë një fundjavë në Shqipëri para nisjes për në Hagë të hënën për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale për aktakuzën për krime lufte gjatë luftës ndaj Serbisë. Ai është takuar në Gjirin e Lalzit me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Fundjava e Presidentit kosovar dhe takimi me Metën është ‘dekonspiruar’ nga një qytetare shqiptare nga Struga, Bujarja që po kalon pushimet në Durrës, e cila ka publikuar foton me dy presidentët.

“Me dy Presidentët”, shkruan në rrjetet sociale ajo. Të dy presidentët shfaqen me veshje jo zyrtare dhe të buzëqeshur.

Whatsapp Image 2020 07 09 At 5.01.55 Pm
Whatsapp Image 2020 07 09 At 5.01.55 Pm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb