KOSOVA

Kosova i ka lejuar hyrjen në vend zyrtarit të lartë serb, Petar Petkoviç. Ai është shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe po qëndron në Komunën e Leposaviqit.

Ministria e Jashtme është ajo që ia ka dhënë lejen e hyrjes Petkoviçit, ndërkohë që 1 muaj më parë, më 16 prill ajo ia ndaloi hyrjen në Kosovë.

Petkoviç do të qëndrojë në Kosovë për 2 ditë, më 24-25 maj dhe më pas do të kthehet në Serbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb