DEVOLL

Policia e Devollit ka vendosur në pranga 71-vjeçarin Xh. P.

Arrestimi u bë në banesën e tij në fshatin Sul, pasi dyshohet se ai ka kanosur me thikë djalin e tij, 41-vjeçarin R. P.

Ndaj këtij shtetasi, tre ditë më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Njoftimi i plotë:

Devoll

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit Xh. P., 71 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë ka kanosur me thikë djalin e tij, shtetasin R. P., 41 vjeç.

Sqarojmë se ky shtetas është arrestuar 3 ditë më parë, për të njëjtën vepër penale dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë caktoi për të masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb