Dy herë kampioni i Formula 1, Fernando Alonso është përplasur nga një makinë teksa voziste një biçikletë.

Burime për BBC, thonë se Alonso ka fraktura në nofullën e tij pas përplasjes afër banesës së tij në Lugano.

Ndërkohë këtë vit Alonso pret të rikthehet në pistën e Formula 1 pasi dha dorëheqjen në 2018. Pritet që të debutojë muajin tjetër në Bahrein, por aksidenti i fundit e vë në pikëpyetje datën e rikthimit të tij.

Sipas ekipit të tij ”Alpine”, Alonso është momentalisht mirë dhe i vetëdijshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb