Këto janë momentet para samitit të “Open Balkan” që po mbahet në Beograd, takimi i gjashtë i kësaj nisme rajonale.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Marsela Karapanço, shihet se presidenti serb Aleksandar Vuçiç pret dy liderët e tjerë, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Më pas mbërrin Dimitrov e më tej Rama, teksa tre liderët shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nisma vijon të mbështetet vetëm nga tre vende të Ballkanit, teksa Kosova mungoi dhe në takimin e gjashtë.

Në një prononcim ekskluziv për News24 ditën e djeshme, zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti deklaroi se nuk ka pasur një ftesë zyrtare për Kosovën duke përsëritur dhe qëndrimin se nuk e “i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo Open Balkan është nismë pa vizion për rajonin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb