BRITANI E MADHE

Meghan Markle mund të kishte përfunduar si grua e famshme e një futbollisti të Premierligës angleze, në vend të hyrjes në familjen mbretërore.

Rrjete të ndryshme britanike rozë raportojnë 38-vjeçare po kërkonte prej kohësh një burrë të pasur britanik. Kjo e bëri atë që të njihej me ish-futbollistin anglez të Arsenal e Chelsea, Ashley Cole.

Markle besohet se ka shkëmbyer mesazhe flirtuese me Cole para se të vendoste të mos interesohej më. Edhe ish-mbrojtësi i majtë i Anglisë ka qenë në faqet e gazetave pas një tradhtie ndaj ish-gruas së tij Cheryl Cole, dhe supozohet se bëri që Meghan të heqë dorë duke kërkuar që të avanconin njohjen e tyre.

Por tashmë ish-aktorja ka lënë pas gjithcka dhe është martuar me Princin Harry më të cilin ka edhe një djalë, Arcie. Së fundmi ata janë vendosur në Kanada “për t’i shpëtuar shtypin britanik” dhe thashethemeve për jetën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: