Kundër Ralf Gjonit doli sot në Kuvend edhe deputeti Adriatik Alimadhi, i cili pas shumë kohësh në spital mundi të mundë covid. Sic e tha edhe vetë, ai ishte në prag të vdekjen dhe e ka shpëtuar një ilac i marrë te mjeku popullor, Ylli Merja.

Alimadhi u shpreh se pikërisht ndaj edhe duhet blerë vaksina, që të mund të mbrohen njerëzit.

“Nuk është momenti të bëjëm politikë Ralf, jam i sinqetë, jam i drejtëpërdrejtë unë. Mjekët më kanë shërbyer me aq sa kishin mundësi. Kur bëra kalimin nga Infektivi në Sanatorium, tek një doktor popullor që quhet Ylli Merja kanë renduar të gjithë njerëzit e mi për atë ilac. Infermierët thoshin ai vdiq, por shpëtoi nga një ilac me pika. Ndaj them që duhen përgatitur ilaçet e të jemi gati. Para të bardha për ditë të zeza.

Në replikë Gjoni i tha: Adriatik jam dakord 100% me çdo gjë që the, ndërhyrja ime s’ka pasur asnjë lidhje me shpëtimin e jetëve, por me cilësinë e vaksinave që do merren. Nëse dozat që do të burojnë nga Covax do jenë të njëjta me ato të kompanive të tjera unë ty do të kërkoj ndjesë zonja Hysi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb