Vivek Yeshwant Ranadive është emri i radhët që lidhet me klubin kuqezi, nuk bëhet fjalë për një mbrojtës apo mesfushorë, por një bos indian i gatshëm të investojë së bashku me RedBird te Milan. Garry Cardinale, në javët e fundit, ka kërkuar në SHBA për investitorë të gatshëm të bashkohet me të në këtë aventurë të re në krye të Milan dhe sipas mediave italiane, miliarderi indian i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Cardinale.

Milan
Milan

Ranadive nuk është një emër i panjohur në fushën e sportit pasi është pronar i klubit të Sacramento Kings në NBA dhe gjithashtu ishte një nga personat që kërkoi të blinte aksionet e Chelsea. Shifrat e këtij investimi nuk bëhen publike por është e njohur që Garry Cardinale kërkon 1,2 miliardë euro për të paguar Elliott në fund të shtatorit, shifër që duhet për të mbyllur përfundimisht shitjen e “djallit”.

Milan Pioli
Milan Pioli

Nëse kjo marrëveshje mbyllet shpejt, kjo do të thotë se Maldini dhe Massara do të kenë në dispozicion një buxhet të majmë për të investuar në tregun e transferimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb