Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka treguar fytyrën e vërtetë të tij prej antisportistit.

Pasi Serbia shënoi golin e dytë, Stojkovici shau shqiptarët derisa festonte.

Por festa nuk i zgjati shumë. Shaqiri e Xhaka me shokë fituan 3-2 dhe dërguan Stojkovicin dhe serbët tjerë në shtëpi.

Mediat kroate kanë shkruar se sjellja e Stojkoviçit është skandaloze.

Për herë të dytë provokimeve të rënda të serbëve, madje edhe sharjeve, u përgjigjen Shaqiri e Xhaka që bënë krenarë miliona shqiptarë.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale.
“Racizmi i Stojkoviqit të #Serbisë u kap drejtpërdrejt në kamera duke sharë nënat #kosovare- #shqiptare.
Duke pritur që @FIFAWorldCup të veprojë në përputhje me këtë veprim frikacak të turpshëm”, shkroi Haradinaj.

Të shumta kanë qenë reagimet për gjestin e pahijshëm të përzgjedhësit serb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb