Kur pritjes për ish-ministrin Saimir Tahiri i ka ardhur fundi, pasi sot Krimet e Rënda do të japin vendimin nëse ai do të dënohet apo jo për akuzën e përfshirjes në trafik ndërkombëtar droge, vjen një reagim nga PD.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një postimi në ‘Facebook’ Paloka tha se Tahiri me deklaratën e tij për ‘shefin e madh’ tregoi të vërtetën. Sipas Palokës, shefi i madh është vet kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se Tahiri e ka bërë gjithçka me bekimin e Ramës.

“Tahiri tha nje te vertete, po jo ndonje te re…Edhe me idioti ne kete vend e di qe “shefi i madh” eshte Edvini dhe as Tahiri e askush tjeter qe eshte zhgrryer ne krim e korrupsion keto vite, nuk e ka bere pa bekimin e Rames.”, shkruan Paloka.

70904256 2211595869138387 495689146363281408 N
70904256 2211595869138387 495689146363281408 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: