Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Presdenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kanë folur këtë mëngjes në një bisedë telefonike.

Biseda vjen pasi Johnson përballet me një votëbesimi më vonë sot. Nëse ai humbet, ai do të tërhiqet si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Dyshja folën për zhbllokimin e porteve, duke iu referuar bllokadës detare të Moskës ndaj Ukrainës, e cila e ka lënë këtë të fundit të paaftë të eksportojë shumë nga prodhimet e saj bujqësore, shkroi Zelensky në Twitter.

“Bisedova me Boris Johnson. I tregova për situatën në front. Mora konfirmimin e një pakete të re të mbështetjes së zgjeruar të mbrojtjes për Ukrainën. Ngritëm çështjen e intensifikimit të punës për garancitë e sigurisë. Së bashku me Britaninë e Madhe ne po kërkojmë mënyra për të shmangur krizën ushqimore dhe për të zhbllokuar portet”, shkroi Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb