Deputeti i PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese.

Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi u shpreh se Prokurori Speciale e Anti Korrupsionit, ka nevojë për nxitje dhe mbështetje dhe se çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces.

“Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb