Qyteti i Beratit ka shijuar përgjatë mbrëmjes së djeshme një paradë të jashtëzakonshme motorësh në rrugët e tij. Rreth 100 motoristë nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë pjesë e një gare që zgjati për disa orë në brigjet e lumit Osum.

Atmosfera e jashtëzakonshme e kësaj gare u ndoq me kureshtje të madhe nga qytetarët beratas, të cilët shijuan më pas edhe paradën e motoristëve në rrugët e qytetit. Motorë të tipeve të ndryshme kanë dhuruar spektakël në çdo rrugë gjatë zhvillimit të paradës së tyre, që ka filluar përgjatë pedonales së qytetit dhe ka vijuar në rrugën kryesore të qytetit, përmes dy lagjeve muzeale “Mangalem” e “Goricë”.

Parada e motorëve ka zgjatur për disa orë dhe qytetarët beratas jo vetëm që janë argëtuar nga ky spektakël i rrallë por kanë mundur edhe t’i shohin e prekin nga afër motorët Relly të tipeve e modeleve të ndryshme që qëndruan të ekspozuar në pedonale.

Motoristët dhe qytetarët beratas shijuar së bashku edhe një mbrëmje festive në qendër të qytetit me muzikë e këngë të interpretuara nga këngëtari Devis Xherahu. Është i dyti vit radhazi që ky aktivitetet organizohet në qytetin e një mbi një dritareve duke përcjellë jo thjesht shpejtësi dhe pasion në çdo rrugë të Beratit por duke u shndërruar në një formë promovimi për zhvillimin turistik në qytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb